Thirren maqedonasit për protesta: Dilni se do vdesim dhe do zhdukemi

0
8
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Shoqata patriotike maqedonase “Tvrdokorni” dhe “Forcat e bashkuara maqedonase” kanë bërë thirrje për protestë ditën e martë, duke ftuar siç thuhet të gjithë maqedonasit të mobilizohen në mbrojtje të atdheut dhe identitetit kombëtar.
Protesta është thirrur në mbrëmje para Kishës ortodokse në Shkup, duke vijuar tek selia e Bashkimit Evropian dhe duke përfunduar para Kuvendit.

“Vëllezër maqedonas, po troket ora e shenjtë për mbrojtjen e atdheut tonë. Ndryshimi i emrit është fundi i popullit maqedonas! Ndryshimi i emrit është vdekje për popullin maqedonas! Për një popull të vogël si ne, ndryshimi i emrit do të thotë zhdukje.

Ndryshimi i emrit do të thotë holokaust kulturor dhe apokalips për popullin maqedonas”, shkruajnë këto dy organizata.