Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTërmeti i ri në Turqi, raportohet për disa pallate të shembura

Tërmeti i ri në Turqi, raportohet për disa pallate të shembura

Turqia u godit këtë të hënë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në rajonin e Hatay janë shembur disa pallate.

Ende nuk ka të dhëna nëse shembjet e reja kanë shkaktuar viktima.

Epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug-perëndim të provincës Uzunbag të Hatay-t. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Siri.

Më 6 shkurt, të dyja vendet u goditën nga dy tërmete të fuqishme, përkatësisht 7.8 dhe 7.6 ballë.

Numri i viktimave që shkaktuan tërmetet në Turqi dhe në Siri ka arritur në më shumë se 47 mijë persona. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve turke, në 10 provincat që u goditën, deri tani janë konfirmuar 40 mijë viktima. Dhjetëra mijëra persona rezultojnë të lënduar.

Në Turqi llogaritet së tërmetet mbi 7 ballë të shkallës rihter kanë shkatërruar 80 mijë banesa.

Ndërkohë në Siri organizatat ndërkombëtare humanitare thonë se ende nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e vdekjeve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments