Tërmet 3.8 të shkallës Rihter, është ndjerë rreth orës 21:18 në Tiranë.
Teksa epiqendra e tërmetit ka qenë në Lezhë.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka rënë me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, me epiqendër 10 km në perëndim nga qyteti i Laçit, dhe 38 km në veri nga Durrësi.
Thellësia e tërmetit ka qenë 13 km.
Deri më tani, nuk ka raportime për dëme.