Tejkalimi përfundon me aksident, 5 të lënduar në aksidentin drejt autostradës Tetovë-Gostivar

0
18
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Në rrugën rajonale nga fshati Pirok drejt autostradës Tetovë-Gostivar ka ndodhur aksident komunikacioni mes veturës “Fiat Marea” me targa të Tetovës, e drejtuar nga F.S.(52) nga Tetova dhe “Opel Zafira”, e drejtuar nga J.S. (39) nga fshati Pirok.
Në këtë aksident vozitësit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa 5 bashkëudhëtarët tjerë, 3 nga fshati Pirok dhe dy nga Tetova, kanë marrë lëndime trupore dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Tetovës janë lëshuar për shërim shtëpiak.

Sipas të dhënave fillestare, shkak për këtë aksident është tejkalimi i pakujdesshëm, ndërsa dëmi material do të vlerësohet më tej./Express/