Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionTë urdhërosh kur je i pari është lehtë!?

Të urdhërosh kur je i pari është lehtë!?

Të urdhërosh kur je i parë është lehtë!?

Qeveria thot se: Mielli, vaji etj do të shiten pa fitim deri më 31 maj!? Kjo qeveri ngriu çmimin e disa artikujve si të mielli, vajit etj deri në një mars,. Këto çmime të këtyre artikujve ishin vetëm në vendimet e qeverisë sepse, çdo kohë lëviznin për konsumatorin?!Tani qeveria thotë se: Çmimi i bukës, vajit, miellit do të shitet pa fitim!? Sa ka të drejt kjo qeveri të urdhëroj shitësit që mos të rrisin çmimet e këtyre artikujve? Mullirët dhe shteti për rezervat e shtetit e blen grurin me 11-12 denar për kg, kurse himet mullinjtë i shisnin me 15 den, kurse çmimi i miellit shitej me çmimin 29 kg. Tani qeveria na del se: Mielli, vaji, buka do të shitet pa fitim deri më 31 maj. Po, por shitësit e këtyre artikujve do punojnë për qefin e vendimeve të qeverisë? Shitësit e këtyre artikujve, furroret, shitoret, janë hallka e fundit e këtyre artikujve. Qeveria nuk duhet ti godasë shitësit e imët të këtyre artikujve. Ajo duhet ti shofi sa janë rezervat e mullinjve, kujt i janë dhën rezervarvat shtetërore në shfrytëzim me çmimin 11-12 denar? Furroret, shitoret e këtyre artikujve janë pika e fundit të shitjes.

Qeveria urdhëron sepse, është e para!?
Kush do tju paguaj këtyre shitësve sigurimin shëndetësor, rrogat e puntorëve, rrymën që e paguajnë me tarifën e rrymës industriale, qiran e objekteve të cilët shumica i kan me qira? Nuk është për tu habitur sepse mullinjtë pas çdo ndêrrimi të çdo qeverie ndërrojnë pronarët! me pakë përjashtime. Të nderuar qeveritar para se ta sillni këtë vendim, bëjuni një kontroll mullinjve të miellit sa i kan rezervat, me çfar çmimi i kan marrë dhe prej ku i kan marrë? Kush I shfrytëzon rezervat shtetërore të dridhit? Mos i godisni shitësit që mezi e sigurojnë kafshatën e gojês dhe janë bër argatë të mullixhinjëve dhe të shtetit me tatimet, djersën, qiratë, rrymën me çmimin industrial që paguajnë?! Nuk habitem sepse qeveritarët nuk e dinë, nuk e kan ditur, nuk e dinë, as çmimin e karburantit, as të vajit , as të miellit dhe as të shumë artikujve!
Autor: Agni Dauti

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments