Wednesday, October 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni"Të tejkalohet ngërçi mes partnerëve në qeveri"

“Të tejkalohet ngërçi mes partnerëve në qeveri”

Epilogu i situatës së krijuar pas mosmarrëveshjeve lidhur me emërtimin e ministrit të ri të shëndetësisë do të dëshmojë nëse koalicioni qeveritar ka qenë i ndërtuar mbi çështje parimore, program dhe platformë për ta nxjerrë shtetin në binarët e duhur ose do të vazhdojë tradita e vjetër ku do të mbizotëronin interesat partiake, vlerëson profesori universitar, Qashif Bakiu.
Kjo do të ishte më me rëndësi se sa emërtimi i një ministri, thotë Bakiu, teksa pret që forcat politike të gjejnë forcë për ta tejkaluar ngërçin e krijuar.

“Unë mendoj se në këtë moment shumë më e rëndësishme se sa ajo se kush do të jetë ministër është mesazhi të cilin do ta lëshojë koalicioni qeverisës për atë se si do të jenë zhvillimet e mëtejme të rrugës në të cilën do të ecë Maqedonia. Mendoj se kryeministri Zaev do të gjejë forcë për ta tejkaluar këtë situatë dhe do të tejkalojë mbi interesat partiake, si të LSDM-së, po ashtu pres që të reflektojnë dy partitë për të ecur ky koalicion”, tha profesori universitar, Qashif Bakiu, njofton TVM2.

Ndërkohë, analisti politik, Agim Jonuz, thotë se kampi politik shqiptar duhet të dëshmojë pjekuri politike, të cilit mund t’i besohet, dhe jo të veprojë sipas interesave individuale.

“Dalja është të bisedohet në tavolinë dhe të bisedohet nëse duhet nuk dilet prej dhome edhe 24 orë, dhe të gjendet rrugëdalje se si të vazhdohet së bashku. Interesat private duhet t’i harrojnë, se vjen një gjeneratë e re të cilës nuk i interesojnë kush është kush, vjen një gjeneratë që i intereson për një jetë më të mirë, për një të ardhme për kualitetin e jetës së përditshme që të jetë më e mirë, ndërsa kështu veprojmë kundër vetes dhe kundër gjeneratave që vijnë”, theksoi analisti politik, Agim Jonuz.

Faktorë të rëndësishëm analistët e veçojnë edhe bashkësinë ndërkombëtare e cila u dha mbështetje të madhe të gjithë partnerëve të koalicionit në formimin e qeverisë reformatore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments