Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTë rinjtë e shohin të ardhmen jashtë Maqedonisë (VIDEO)

Të rinjtë e shohin të ardhmen jashtë Maqedonisë (VIDEO)

Maqedonisë po i humbë ardhmëria. Numri i të rinjve që po e braktisin vendin thuajse po shtohet për çdo vit. Gjendja e vështirë ekonomike, papunësia dhe mos përkrahja nga ana e instutucioneve shtetërore janë vetëm disa nga arsyet që po e shkaktojnë këtë ikje të të rinjve nga vendi.

Në një anketë të realizuar nga Televizioni SHENJA, shumica e studentëve të anketuar thonë se do të migrojnë për në vende tjera të zhvilluara. Ata shprehen se në Maqedoni mungon perspektiva, ndërsa demotivim shtesë për ta janë edhe të diplomuarit nga gjeneratat më të vjetra të cilët mbesin pa vende pune.

STUDENT

“Unë besoj që tash për tash nuk është gjendja siç duhet. Nuk besoj se çdo kush do ta merr vendin e merituar në punë por, për atë jemi duke i përfunduar studimet, shpresojmë për një të ardhme të mirë. Nëse do mund t’i realizojmë planet do të jemi këtu nëse jo do të ikim”

STUDENT

“Për shumë arsye, për shumë shkaqe, një ndër shkaqet është se të rinjve nuk ju ofrohet mundësia për atë të cilën e kryejnë dhe japin kontributin e tyre për vite me rradhë dhe nuk arrin pastaj t’a jep atë të cilën e ka marrë apo studiu. Ka arsyje tjera ekonomike etj”

STUDENT

“Kushte të mira nuk ka. Shkaqet ekonomike pikë së pari por edhe mungesa e avancimeve të shtetit”

Disa nga të anketuarit, madje shprehen se fare nuk u intereson se çfarë ndodh në vend, pasi nuk e kanë në plan të qëndrojnë në një vend ku, siç shprehen ata, nuk mund ta imagjinojnë ardhmërinë e tyre.

STUDENT

“Nuk e di, un nuk do të studioj këtu, madje as që më intereson sepse këtu nuk ka ardhmëri, nuk ka përse të punohet dhe nuk ka se si të jetohet”

STUDENT

“Unë vet jam i ri dhe i njoh të rinjtë, më së shumti mendojnë të ikin prej këtu sepse nuk ju konvenon, shumë papunësi e madhe, gjendja ekonomike shumë e vështirë, këto shkaqe i bëjnë ato të ikin jashtë shtetit. Shpresoj të iki edhe unë prej këtu”

Studentët e anketuar shprehen se janë orvatur që të sistemojnë jetesën e tyre në Maqedoni, por megjithatë e kanë tejet të vështirë. Ndonëse shprehen se duan të përfundojnë studimet e nisura, ata akoma nuk janë optimist për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale në Maqedoni. Medina Ajeti /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments