Friday, April 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveritë ndërrohen , ndërsa Muzeu i Alfabetit mbetet në gjendje të mjerueshme

Qeveritë ndërrohen , ndërsa Muzeu i Alfabetit mbetet në gjendje të mjerueshme

Shtëpia e Alfabetit në Manastir, disa herë ka qene cak i sulmeve vandale dhe i shkatërrimit, por asnjëherë nuk ka qenë cak i revitalizimit të plotë dhe modernizimit në kuptimin e plotë të fjalës.
S Shtëpia e alfabetit është në gjendje të themi ashtu mesatare, meritën që i takon Shtëpisë së Alfabetit nuk i jepet rëndësinë që e ka, duhet të bëhet më shumë nga organet përgjegjëse të Ministrisë ,të bëhen investime më të mëdha të duket rezultati i asaj shtëpisë. Gjendja është e njëjtë nuk ka ndryshime pozitive Po mendoj dhe realiteti është ashtu, jo vetëm që është ashtu sepse rregullisht shkoj aty dhe rezultate nuk ka deklaruar për Alsat, profesori Kamber Kamberi. Rikonstruimi i objektit varet nga politika e shtetit. Kështu mendon edhe drejtori i Muzeut të Alfabetit, i cili pohon se është siguruar projekt nga fondet e Bashkimit Evropian IPA, me të cilin do të përfundohet rikontruimi i objektit ndërsa kontrata me BE-në parashikon që kjo të ndodh në afat prej 18 muajve. Ndërsa drejtori është optimist edhe për zgjidhjen e problemeve me pronat apo dyqanet në hyrje të Muzeut. Sa i përket dyqaneve ,pronësia me dyqanet ,jemi në një fazë duke shkuar që ti marrim dyqanet dhe mos të figurojnë ato pllakat dhe mjetet sanitare aty poshtë ,kemi arritur një marrëveshje me pronarin në bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës janë lejuar disa mjete për të paguar qiranë pronarit të duqaneve. Problemi përfundimisht besoj se do të zgjidhet ,zgjidhje konkrete do të ketë shumë shpejtë shpresojmë se do të angazhohen edhe në Qeverinë e vendit do të sillet njëfarë vendimin qe do të dëmshpërblehet pronari i dyqaneve apo të bëhet kompensimi me 2 dyqane të tjera të cilat janë në pronësi të shtetit – tha Nuer Arsllani,drejtor i Muzeut të Alfabetit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments