Të hënën nuk punohet në Maqedoninë e Veriut

0
183
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se e hëna e ardhshme (9 shtator) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët .

Siç njoftojnë nga ministria, të hënën do të shënohet Dita e Pavarësisë së Republikës, e cila është më 8 shtator (e diel).

“Në përputhje me Ligjin për Festat e RM-së (“Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 21/98 dhe 18/07), 9 shtatori (e hënë) është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të faktit se 8 shtatori – Dita e Pavarësisë së Republikës bie ditën e diel.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ua uron të gjithë qytetarëve Ditën e Pavarësisë”, thonë nga ministria.