Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionTë gjithë ikin jashtë vendit, doktorë, profesorë, inxhinier...

Të gjithë ikin jashtë vendit, doktorë, profesorë, inxhinier…

Këmbanat e alarmit filluan të bien!! Shqiptarët po migrojnë me shpejtësine e dritës,dita ditës më shumë dhe më shumë duke mos u ndaluar më një dëshirë për të migruar sa më shpëjtë të jetë e mundur!Kjo sic po duket nuk ka të ndaluar po përkundrazi edhe më shumë shtohet ky fenomen i shëmtuar që po na e zbraz vendin për çdo ditë që ka fal i madhi Zot.

Politikanëve tanë sikur nuk iu bëhet vonë që Shqiptarët a do të rrinë ose do migrojnë nga vendlindja e tyre,ka edhe disa nga ata që thonë ”Qafën e thefshin të gjithë dhe kurre mos u kthefshin”.Këtë e kam dëgjuar me veshët e mi dhe nuk e flas nga hamendja.Mirpo kam një porosi për ata persona të cilet ja dëshirojnë popullit dhe bashkatdhetarëve të tyre këtë që ceka më lartë ”Mallkimi Zotit qoftë mbi ju o te mallkuar”.

Ata “Politikanët” shikojnë vetëm punën e tyre për pasuri dhe fuqi,autoritet në jetën e tyre të përditshme duke e varferuar popullin më shumë dhe kjo nuk ndodh se nuk mund të ushqejnë të varferit por se ata vet nuk mund ngopen.Dhe dita ditës ata “Politikanët” behen më te fuqishëm dhe me të pasur.Po shikojmë ata “Politikanet” se si shahen dhe akuzohen ndërmjet vete nepër portale,media,forume dhe i shikon një ditë te bashkuar në të njëjtën tavoline duke u qeshur dhe dëfruar sikur asgjë mos te ketë ndodhur më pare dhe sikur te ishin miq të pandashëm,gjë që është e vërtetë.Tamam si ajo proverba popullore”Më shaj dhe më bjer syve para të tjerëve,mbrapa un dhe ti bëjmë pazarin e gjizës”.

Vallë a ka fund kjo?!A do vijë një ditë kur një subjekt i bashkuar dhe i sinqertë që do te përkrahte këtë popull me dinjitet dhe njerëzit që do ti thotë “Stop” korrupsionit dhe hajnisë!!Po shikojmë në kohen e sodit se si:Doktorë,Inxhinjerë,Profesorë,Arhitektë,Tehnik ndertimi etj etj po e braktisin këtë vend vetëm për një te ardhme më të mirë për vete dhe familjen e tyre.Po na bëhen nene e baba rrugët të europes dhe Amerikës ngase ky popull nuk ka zgjidhje.Kësaj i thuajnë te jesh rob ose skllav në vendlindje kurse zotëri në Europe!! I dëgjome për dite ku thirrin për dygjuhesi,po të shikojmë realitetin për shpet kohë nuk do të ketë kujt tja mesojnë gjuhën Shqipe nga-që klasat Shqiptare janë përgjysmuar ndoshta numrat e rënies të nxënësve Shqiptar janë edhe më shumëalarmante.I madhi “Naim Frasheri” Thotë :Qasuni dhe më dëgjoni,gjuhen Shqipe ta mësoni ta doni dhe ta mbroni.

Dhe tash un po e bëj një pyetje në vete:Si ta mbrojme gjuhen e bukur Shqipe kurse ata nuk na lejojnë dhe nuk na japin edhe një shans të vetëm duke na detyruar që të braktisim vendlindjen tonë!?Jepni fund more burra dhe bëni historinë ku do tju mbajnë mend si hero dhe jo si tradhëtore dhe të korruptuar!!Thoni mjaftë dhe Stop se drita e kuqe vetëm sa është ndezur dhe dita ditës behet më e kuqe.
Luan Memedi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!