Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiTaravari: Salim Sulejmani i bashkohet Aleancës për Shqiptarët

Taravari: Salim Sulejmani i bashkohet Aleancës për Shqiptarët

Aleancës për Shqiptarët i shtohet edhe një figurë e shquar, një intelektual e veprimtar i dalluar nga Struga, Magjistri i Teologjisë dhe Filozofisë Islame, Salim Sulejmani.

Salimi ka vendosur që kontributin e tij për shoqërinë, tani ta japë përmes aktivizmit politik brenda subjektit tonë dhe koalicionit opozitar VLEN.

Salim Sulejmani ka studiuar dhe magjistruar në Jordani, ndërsa për rreth 12 vite ka qenë në krye të Myftinisë së BFI-së në Strugë, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e jetës fetare, duke lënë edhe gjurmë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e shpirtërore në Strugë e jo vetëm.

Ka qenë aktiv në publicistikë si autor, recensent e përkthyes i disa veprave ndërkombëtare. Vjen nga një familje me taban të dëshmuar kombëtar.

Salimi do të jetë një vlerë e shtuar e Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit VLEN.

Salim, mirë se vjen në Aleancë e suksese në këtë rrugëtim!
Arben Taravari

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments