Wednesday, June 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTaravari: Nëse qytetarët duhet të votojnë për herë të dytë në më...

Taravari: Nëse qytetarët duhet të votojnë për herë të dytë në më pak se një vit, do të mbetem kryetar komune

Nëse duhet të shkohet në zgjedhje të prakohshme për kryetar komune, nuk do ta pranoj funksionin ministror dhe nuk do të ishte e drejtë që qytetarët të shkojnë sërish në zgjedhje, dekalroi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari në pyetjen se çfarë e parandalon të hyjë në kabinetin e ardhshëm qeveritar.

“Dilema është nëse ia vlen të shkohet dy herë për një vit në zgjedhje? Të dalin të votojnë 35.000 njerëz në Gostivar në nëntor të këtij viti dhe në tetor të vitit të ardhshëm, mendoj se është e pandershme. Ashru që, nëse mbetet Ligji aktual për Vetëqeverisjen Lokale, unë do të qëndroj këtu. E vetmja arsye që më bën të hezitoj është se nuk do të doja që qytetarët t’i maltretojmë dy herë para se të dalin të votojnë në më pak se një vit”, tha Taravari pas takimit me ambasadorin austriak Martin Pamer.

Taravari ka sqaruar se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe se këtë do ta thotë të hënën.

Nëse bëhet ministër, ka përmendur se do të duhet ta zëvendësojë një nga këshilltarët në komunë, por konsideron se kryesuesi i Këshillit, Valbon Limani, është një zgjidhje e mirë për të vazhduar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments