Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiTalenti i shkëlqyer Dion Shabani nga Kalishti i Strugës i vetëm fiton...

Talenti i shkëlqyer Dion Shabani nga Kalishti i Strugës i vetëm fiton 88 pikë nga 94 pikët e fituara me ekipin KB” Drini i Zi”( FOTO)

Një yll i madh po rritet në Strugë, ai quhet Dion Shabani, 13 vjeç.i cili po shkëlqen në Basketboll,ku me talentin e tij të madh me siguri do të arrijë majat e suksesit në Evropë dhe më gjerë!

Ndeshja e basketit e luajtur në Qendrën Sportive “TIMI” në Strugë ndërmjet ekipeve KB “Drini i Zi” dhe KB “Feniks” ka qenë një spektakēl dhe rivalitet i jashtëzakonshëm.

Ēshtë luajtur një ndeshje e spektakolare për kompetecionin nën 14 vjeç (M14) nē tē cilēn fituan vendasit (94-90).

Lojtari më i shkëlqyer i ndeshjes ishte Dion Shabani nga Kalishti i Strugës duke i siguruar 88 pikët i vetëm nga gjithsej 94 pikë.

6 pikët të tjera i siguroi vëllai i tij Andi Shabani,edhe ky njē lojtar që premton shumë.

Një dyshe e vëllezërve Shabani që bota mund ti njoh shumë shpejt.

Me këtë fitore të jashtëzakonshme struganët janë në pozionuar në vendin e parë në grupin Perëndimorë të Maqedonisë.

Ky rezultat dhe sukses i madh vjen edhe fal punës së palodhur të trajnerit të ekpit të Basketbolit, Petar Çoçoroski, i cili punon prej shumë vitesh me përkushtimin më të madh me të gjitha moshat.(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments