Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSulmi ndaj Ziadin Selës, PTHP ka siguruar incizim të ri

Sulmi ndaj Ziadin Selës, PTHP ka siguruar incizim të ri

Sot në Gjykatën Penale në seancën gjyqësore të rastit për sulmin ndaj Ziadin Selës me 27 prill të vitit të kaluar në Kuvend janë parë video të sulmit ndaj Ziadin Selës.

Një incizim i ri shtesë të propozuar nga Prokuroria Themelore Publike dhe dy incizime tashmë të emetuara në Gjykatën Penale sot sërish shihet me kërkesë të mbrojtjes në seancën për sulmin mbi deputetin Ziadin Sela në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill.

Për ngjarjet e 27 prillit akuzohen Kire dhe Cane Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovska, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksander Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Në fillim të seancës, me propozim të palës mbrojtëse janë rishikuar dy video të cilat janë propozuar si dëshmi dhe që janë parë njëherë në Gjykatë, me qëllim të konfirmimit të ndodhive në Kuvend.

Në videon e parë janë parë lëvizjet e të akuzuarve dhe të dëshmitarëve në korridorin para qendrës për informim të Kuvendit. Gjithashtu edhe në videon e dytë janë parë shkallet para hyrjes në Kuvend që çojnë në hapësirat e qendrës për informim ku shihet lëvizja e të akuzuarve.

Me propozim të Prokurorisë sot është parë edhe një video tjetër. Prokuroria theksoi se në video dëgjohet edhe zë. Në video shihet ngjarja në qendrën e informimit në këndin ku kanë qenë deputetët. Shihet sulmi i njerëzve që kanë hyrë në Kuvend dhe se si ata i sulmojnë deputetët dhe hedhin gjësende të ndryshme ndaj tyre. Shihet edhe prania e të akuzuarve në këtë rast. Shihet edhe Sela në këndin e qendrës për informim dhe dëgjohet se si njëri nga të akuzuarit thotë “Sille këndej”, “Mbaje”, Sille këndej! Kopil!. Shihet edhe si është tërhequr Sela nga dikush nga këndi i deputetëve në mes të sallës. Vërehet një grup i madh i njerëzve që e godasin Selën, edhe pse duke qenë i shtrirë ata kanë vazhduar ta godasin. /Art Channel/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments