Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët kritikon ashpër qeverisjen LSDM-BDI

Aleanca për Shqiptarët kritikon ashpër qeverisjen LSDM-BDI

Aleanca për Shqiptarët kritikoi ashpër qeverisjen njëvjeçare të koalicionit LSDM-BDI. Sipas partisë së Selës qeveria dështoi në përmbushjen e premtimeve parazgjedhore, ndërsa janë shuar shpresat tashmë edhe për zbatimin e reformave. Si dëshmi për rezultatet negative në gjyqësor nga Aleanca përmendën rastin e Almir Aliut, ndërsa theksojnë se edhe kjo qeveri vijon me diskriminimin e shqiptarëve në aspektin ekonomik me ndarjen jo të barabartë të fondeve. Nga Aleanca kritikojnë edhe shpërfilljen e opozitës shqiptare lidhur me bisedimet për çështjen e emrit.

Reformat në arsim dhe shëndetësi as që kanë filluar ndërsa infrastruktura vazhdon të jetë e mjerueshme në këto institucione. Qeveria aktuale as që ka nisur hapjen e vendeve të reja të punës për të ndaluar ikjen e të rinjve nga vendi që kohëve të fundit po merr përmasa katastrofale. Si mendon kryeministri Zaev dhe qeveria e tij se do ti zbatoj reformat e paralajmëruara me partner koalicioni përgjegjës për dështimet e Qeverisë së kaluar – deklaroi Flakron Bexheti, Aleanca për shqiptarët.

Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments