Suedia ka 887 viktima nga COVID 19, por janë të hapura restorantet, kafenetë, shkollat dhe kopshtet. Lejohen grumbullimet deri në 50 persona

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Suedia, shteti që ka miratuar më pak kufizime sesa vendet e tjera europiane, ka tejkaluar shifrën prej 10 000 rastesh me koronavirus, sipas të dhënave zyrtare.

Sipas autoriteteve suedeze të kujdesit shëndetësor, gjithsej janë regjistruar 887 viktima nga COVID-19.

Shifrat e Suedisë janë më të lartat në Skandinavi, por vendi ka popullsi më të madhe se fqinjët.

Qeveria suedeze i ka mbajtur të hapura restorantet, kafenetë, shkollat dhe kopshtet. Gjithashtu lejohen grumbullimet deri në 50 persona.