Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStrugës i shtohet një Lëvizje e re si asnjëherë më parë (FOTO)

Strugës i shtohet një Lëvizje e re si asnjëherë më parë (FOTO)

Strugës i shtohet nje Lëvizje e re si asnjëherë më parë

Të nderuar bashkëqytetar dhe ju mërgimtar !

Kemi nderin të prezantohemi para jush si organizata dhe lëvizja më e re në vend e cila ka një program gjithëpërfshirës ku pikësynimi jonë është ta vëndojmë në progres popullin tonë e sidomos rininë përmes aktiviteteve që do të zhvillojnë vendin tonë. Pra çdo projekt i yni do të jetë sukses bilaterial që do të përfshijë popullin dhe vendin.
Ne si asnjë organizatë para nesh, do të nxjerrim në dritë projekte gjigande që nuk kanë qënë të nxjerrura deri më tani.
Qëllimet tona janë shumë transparente, të zëvendësojmë çdo mangësi, të progresojmë çdo bllokadë, të mbjellim çdo gjë që nuk është e paraqitur.
Mbi të gjitha qëllimi ynë është BASHKIMI, të bashkojmë idetë, punët, arritjet, mendimet…etj
Të jemi krahu i njëri tjetrit, ti ndihmojnë njëri tjetrit, ta shfaqim në popull aftësinë e njëri tjetrit.
Të jemi krahi i të riut/resë të talentuar, krah i të rinjve të nënçmuar, të rinjve që kanë nevojë për mbështetje, të rinjve që kanë nevojë për shtylla ku të mbështesin veten e tyre.
Ne do të jemi Shpresa e çdo kujt, Shpresa e harruar e çdo qytetari dhe të riu.
Ne do të jemi hëna që do ta ndriçoj natën e çdo të errësuari.
Ne do të jemi hija e çdo kujt që dielli e ka djegur.
Ne do të jemi zëri i çdo kujt që zë nuk ka e nuk mund të flas.
Ne do të jemi fjala e çdo kujt që fjalë nuk ka e që fjalë nuk mund të nxjerr.
Ne do të jemi familja e atyrë që familja u mungon.
Ne do të jemi shtëpia e atyre që shtëpi nuk kanë.
Ne do të jemi familjarët e atyre që familje nuk kanë.

Ne jemi ata qe do të punojmë me moton NJË PËR TË GJITHË, TË GJITHË PËR NJË.

Me dashuri dhe respekt
Kryesia e Lëvizjes Popullore „Bashkimi“

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments