Sunday, December 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëStrugës i mungon Valben Mustafa, profesori që e deshte aq shumë Strugën...

Strugës i mungon Valben Mustafa, profesori që e deshte aq shumë Strugën dhe arsimin SHQIP

Kujtojmë personalitetet strugane…

Prof.Valben Mustafa (21.12.1968- 30.05.2017)

“I dashur Valben, Kolegu jonë i respektuar, Miku im i shtrenjtë,erdhëm këtu në Strugën tënde të bukur, që aq shumë e deshe, për të dhënë lamtumirën e fundit në këtë Botë. Por sa është Struga e bukur dhe sa shumë ti atë e deshe po aq është e madhe edhe dhimbja jonë sot.
E madhe dhe e rënde sepse ne humbëm një mik, një kolegë, një pedagog që me aq përkushtim, entuziazëm dhe besim shihte jetën përpara dhe jo vetëm për ta gëzuar vetë por për të dhënë më shumë, për të bërë më shumë për Strugën, për Universitetin e ri “Nënë Tereza”, për studentët që aq shumë të deshën dhe respektonin.
Në fakt kjo dëshire, kjo ndjenjë e përhershme e një njeriu të përgjegjshëm, se “a po bëjmë sa duhet” për atë që synojmë dhe kërkojmë”, ishte motiv i mjaftueshëm që të lëshojë punën në Ministrinë e Transportit, që të vijë e të behet njëri nga themeluesit e Universitetit tonë më të ri. Si kurse punën që e kryente me nder e përkushtim në Ministri edhe më i përkushtuar dhe më këmbëngulës u bë në aktivitetet fillestare, themeltare, të Universitetit në themelim.
Këmbëngulës, parimor, racional dhe me plot energji për të bërë edhe më shumë edhe më mirë, i edukuar dhe i kujdesshëm, të tillë të dijshim dhe të donim, Valben, dhe të tillë do të mbajmë mend ne dhe me të rinjtë që do vijnë pas nesh. I tillë do të mbetet dhe ruhet kujtimi Yt në jetë të jetëve.
Ishe i tillë sepse të tillë të gatuan prindërit e tu, Z. Nexhati dhe Zonja Shpresa të cilëve tani Ti u bashkohesh.
Ndonëse humbja është e pakompenzueshme dhe dhimbja është e madhe por duke mbetë në kujtimet tona i tillë, lusim Zotin që edhe Zana, shoqja jote e jetës dhe Ermali, djali Yt , ta kalojnë ketë dhimbje duke mbetur krenar gjithmonë për kujtimin tënd, për veprat e tua për përkushtimin dhe kujdesin që e pate si bashkëshort e prind.
Fytyra jote fisnike, kujdesi për të afërmit dhe miqtë që të stolisën gjithmonë, do t’ia lehtesojnë dhimbjen edhe motrës Arbenës dhe mbesave tua, sikurse edhe të gjithë shokëve, miqve e dashamirëve që aq shumë i pate e të deshën.
Ne të gjithë dhe unë personalisht do të jemi gjithmonë krenar që të patëm mik, koleg e shok, do të kujtojmë me mall dhe respekt dhe do të mbetesh shëmbëlltyrë e njeriut model se si duhet sjellë, si duhet menduar dhe vepruar për të patur një familje të ngrohtë, një shoqëri më korrekte, një Strugë më të mirë, një arsim më cilësor dhe një mirqënje me vlera më harmonike.
Prehu i qetë Valbeni jonë i dashur. Të lehtë e paç dheun dhe Zoti të shpërbleftë për punët e mira,
I paharruar qofte kujtimi Yt.
Aziz Pollozhani- Rektor i Univesitetit “Nënë Tereza” 31.05.2017

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!