Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStruganët e "Drini"-t të suksesshëm edhe në Podujevë (FOTO)

Struganët e “Drini”-t të suksesshëm edhe në Podujevë (FOTO)

Ditën e diel (17.06.2018) në Podujevë të Kosovës u zhvillua Turneu memorial për nder të dy dëshmorëve “Rrahim Curri & Behar Begolli” dhe “Ditës së çlirimit të Podujevës”.

Në këtë aktivitet morën pjesë 37 klube me rreth 300 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga edhe këtë radhë ishte pjesëmarrës për të respektuar dhe nderuar Dëshmorët, ata të cilë sakrifikuan jetët e tyre, për lirinë e vendit tonë.
Klubi jonë u paraqit me nëntë sportistë në diciplinën kumite (luftë sportive) duke u stolisur po me aq medalje, nga të cilat: tre ari, dy të argjend dhe katër te bronzta.

Me medalje ari u stolisën:
Pasho Mustafai – i artë
Hamza Zylali – i artë
Ilira Xheladini – e artë

Medalje të argjendë u stolisën:
Sara Sinani – e argjendë
Velerda Seferi – e argjendë

Me medalje të bronztë u stolisën:
Kastriot Mali – i bronztë
Loriana Ramo – e bronztë
Muhamed Sinani – i bronztë dhe
Zana Xheladini – e bronztë!

Ky ishte edhe aktiviteti i fundit për këtë sezon.
Ishte një sezon me shumë aktivitete dhe njëri nga sezonet më të suksesshëm të Klubit tonë, si në arenën Kombëtare ashtu edhe në atë Ndërkombëtare, duke i sjellur qytetit tonë me qindra medalje nga të gjitha këto aktivitete.
Dua ti uroj dhe ti faleminderoj të gjithë sportistët për sukseset e arritura, për diciplinën dhe punën e tyre të shkēlqyer.
Gjithashtu një faleminderim të veçantë për të gjithë prindërit e sportistēve tanë, të cilët me vet financim kanë mbuluar të gjitha aktivitetet ku ne jemi pjesëmarrës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments