Struga njihet si qytet i muzikës. Bilbila të këngës e mjeshtër të këtij profesioni ka rritur ky qytet i bukur në Maqedoni.
Ylli dhe Bajrami janë dy nga ata që me zërin e tyre i japin sharmë muzikës.
Ka shumë vite që kjo dyshe ka sjellur shumë këngë të punuara e përpunuara, folklorike, kolazhe e potpuri që ngjallin ndjenjat e pasionantëve të muzikës shqipe.
Zhanre të ndryshme të kënduara me profesionalizëm mund të dëgjoni në kanalet e Youtubes nga dy këngëtarët që aq mirë bashkëpunojnë në duet./Indeksonline/