Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKoalicioni ASH-AA: Me 3 dëshmitarë do të mundë të aplikohet për shtetësi...

Koalicioni ASH-AA: Me 3 dëshmitarë do të mundë të aplikohet për shtetësi të RVM-së

Koalicioni ASH-AA: Me 3 dëshmitarë do të mundë të aplikohet për shtetësi të RVM-së
Koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë arritë që të futin në rend dite propozim-ligjë për Nënshtetësi, ligji parasheh thjeshtimin e procedurës dhe afateve për marrje të Nënshtetsisë.

Deputeti Elmi Aziri deklaroi: “Do të ekzistojë edhe një mundësi ligjore për marrje të shtetësisë edhe të kësaj kategorie të personave të cilët dëshmojnë se deri më 8 shtator 1991 kanë jetuar në Republikën e Maqedonisë me dëshmi për plotësimin e kushtit në pajtim me ligjin e propozuar”, sqarojnë grupi i deputetëve që vijnë nga opozita.

Miratimi i këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve planifikohet të jetë para fillimit të Regjistrimit të popullsisë, që sipas deputetëve, kjo është edhe një mundësi për të pasur rezultate të sakta.

“Personat shtetas të republikave tjera në ish SFRJ dhe shtetas të ish SFRJ të cilët deri më 8 shtator të vitit 1991 kanë jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë mund të parashtrojnë kërkesë që të fitojnë shtetësi me fuqi të këtij ligji, me deklaratë të dhënë nga tre dëshmitarë të cilët do të dëshmojnë se parashtruesi për marrjen e shtetësisë ka jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë deri më 8 shtator të vitit 1991 ose me deklaratë të dhënë nga dëshmitari i cili në atë periudhë ishte banor ose ende është banor në vendin në të cilin ka jetuar personi”, propozojnë si mekanizëm në Propozim për zgjidhjen e këtij problemi.

Propozim-ligji për shtetësi, së bashku me atë të Regjistrimit, është pjesë e rendit të ditës në seancën e 25-të, e cila filloi dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, për shkak të mungesës së kuorumit dhe prezencë të vetëm 58 deputetëve, dje deputet diskutuan për 20 pikat e rendit të ditës, por nuk u votua për to, pasi për sjelljen e vendimeve më të rëndësishme nevojitet prezenca e 61 deputetëve në Kuvend.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments