Shpëtim Pollozhani (Struga Ekspres)
STRUGA NJË VASHË E BUKUR POR E DHUNUAR, E PAKREHUR DHE E PALARË.
Struga, Drini i Zi dhe Liqeni janë një bukuri e rallë dhuratë nga Perëndia. Por……..
Bulevardi i Strugës nuk lahet asnjëherë sikurse që bëhej dikur. Tashti ai me të gjitha ato tezga i ngjan panagjyrit të dikurshëm të Kalishtit. Shitet çdo gjë pa asnjë rrend. Kundërmon sheqer të djegur, gështenja e kallamoq. Shitësit e lojërave për fëmijë dhe lypësit e organizuar nga Prilepi e Manastiri u ngatërrohen nëpër këmbë qytetarëve.
Deponia e qytetit, për të cilën edhe matrapazi Zaev tha se do të dislokohet, jo që nuk u hoq, por ka arirë lartësine e një minarenje me dy sherife.
Plazhi i femrave u gllabërua nga mafja urbane.
Plazhi i meshkujve ka një mur kafeneshë, të cilat nuk lejojnë qe liqeni të duket nga rruga.
Për 15 vjet numri i nxënësve joshqiptarë u dyfishua në Qendrën për shkollim të mesëm, kurse ai i shqiptarëve u përgjysamua.
Prefekti vepron si pasha i Strugës. E mbyll- e bën njëkahëshe arterien kryesore të qytetit dhe nuk jep as pesë pare tutkall që Këshilli Komunal ka votuar për hapjen e saj.
Ku janë kompetentët e Inspektoratit Republikan, të cilët janë të detyruar ta zbatojnë vendimin e Këshillit të qytetit.
Qyteti është i përmbytur nga ujërat nëntokësorë shkaku i mbushjes së Drinit të Zi mbi një metro e gjysmë nga balta që e sjell Lumi Sateska.
Qyteti është i ngulfatur shkaku se kompetentët nuk e kanë një projekt afatgjatë për zgjidhjen e këtij projekti- hapjen e parkingjeve të rinj.
Ku është UNESKO që jep milionë euro për ruajtjan e diversitetit dhe të autencititetit të Liqenit dhe jo vetëm, ose edhe ata janë pjesë e mafjes urbane të Strugës dhe të Ohrit.
Në këto dy qytete prona shoqërore trajtohet si mall babe, kujt ku ti kujtohet e ngul një tendë. Më vonë e ben një mur dhe në fund e fillon procesi e legalizimit duke e masakruar bregun e liqenit dhe jo vetëm.
Ku është opozita. A është vallë e gjallë. Ku është shoqëria civile. Kush e vrau vetëdijen dhe kulturën e protestës. Përse njerëzit heshtin, edhe pse dhunohen në çdo cep.
Qytetarët e Strugës duhet të protestojnë për mashtrimin që ua bëri Qeveria në lidhje me deponinë.
Bëjuni të gjallë o Struganë. Protestoni.