Wednesday, November 30, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeQytetiStruga i përket popullit !

Struga i përket popullit !

Struga i përket popullit !

Epilogu i votimeve përmbyllëse të zgjedhjeve vendore, sipas marrveshjeve dhe koalicioneve të (pa) natyrshme që ndodhën përpara 29 Tetorit, afërsisht ka qenë i pritshëm. Edhe reagimet paszgjedhore të subjekteve dhe kandidatëve përkatës, të cilët nuk arritën të vinë në postin e komunave të caktuara është gjithashtu i pranueshëm dhe i natyrshëm. Megjithatë, duke parë nga një kënd real dhe objektiv pozitën e shqiptarëve në “Maqedoni”, duke parë statusin politik të shqiptarëve- që është i barabartë me pakicat rome dhe vllehe, duhet të reflektojmë njerëzisht dhe kombtarisht, duhet të ndërpresim shkëmbimin e “shigjetave” ndërvëllazërore, dhe, së paku kryetarër e partive që i njohin situatat në fjalë, duhet të mos mirren shumë me veten e tyre, por t’i përvishen punës dhe të thërrasin popullin në padëgjueshmëri qytetare, derisa t’i fillojë ndryshimet në themelet e atij shteti monstër, dhe jo të bëhen shkaktarë që të grinden qytetarët për kolltuqet e tyre.
Sigurisht që një pjesë e qytetarëve u “pezmatua”, një pjesë u gëzua, por problemi esencial i shqiptarëve na urdhëron që të lëmë mënjanë “luftën për pushtete lokale” dhe të bashkojnë forcat e tyre, që grushti i shqiptarëve të bindi edhe zaevët e gruevskët edhe faktorin ndërkombëtar, se kjo gjendje mashtruese është përpara një shpërthimi të pakontrollueshëm.
Shqiptarët nuk do presin më që të fitojnë “lirinë” përmes grindjeve vëllazërore, ata më i kanë të qarta adresat e armiqve të tyre.

Blerona Brao

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments