Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStevo Pendarovski: Në tetor presim hapje të negociatave me BE-në

Stevo Pendarovski: Në tetor presim hapje të negociatave me BE-në


Tetori është muaji që sipas presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pritet që të hapen negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Këtë optimizëm Pendarovski e ka shprehur gjatë qëndrimit të tij në Slloveni, nga ku ka deklaruar se BE-ja duhet të jetë më e vendosur dhe e qartë në kriteret e saj të pranimit.“Ecuria e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së nuk është në kulmin e saj, ka ende shumë për të bërë. Në këtë kontekst është e domosdoshme që BE të jetë më konkret në kriteret e vendosura. Nëse Mali i Zi po negocion për shtatë vjet dhe ende nuk po sheh dritë në fund të tunelit, atëherë çfarë mund t’u them qytetarëve të mi në Maqedoninë e Veriut, se sa do të zgjasë procesi për ne.”

Ai ka folur edhe për konfliktet në rajon dhe nevojën për zgjidhjen e tyre, duke nënvizuar se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mund të sjellë edhe konflikte të armatosura.

“Kufijtë duhet të qëndrojnë aty ku janë. Çdo opsion tjetër mund të krijojë një efekt domino, që mund të dëmtojë disa vende në rajon, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut. Ndryshimet kufitare mund të çojnë madje edhe në konflikte të armatosura”.
Serbia dhe Kosova u zotuan, në vitin 2013, për një dialog me ndërmjetësimin edhe nga Bashkimi Evropian, që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Por pasi Prishtina vendosi taksën 100 % ndaj mallrave serbe, negociatat janë pezulluar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments