Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSot përurohet hapja e autostradës "Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë...

Sot përurohet hapja e autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut

Sot nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ceremonia e përurimit mbahet në Han të Elezit dhe është segmenti prej 20 kilometrash i fundit autostradës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli do të jenë të pranishëm në ceremoni, shkruan Indeksonline.

“Në orën 12:00, presidenti Thaçi merr pjesë në ceremoninë e hapjes së segmentit R6 të autostradës ‘Arbën Xhaferi’”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në Han të Elezit ka plan që të shkojë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e hapjes së segmentit R6 të autostradës ‘Arbën Xhaferi’”, shkruan zyra e Kryeparlmanetarit.

Hapja e Autostradës Prishtinë-Shkup po bëhet me pesë muaj vonesë. Ajo ka pasur plan që të hapet më 31 dhjetor të vitit 2018.

Autostrada po lëshohet në qarkullim, ndërsa Kosova do të paguaj ekstra Bechtel & Enka-s 54 milionë euro për shkak të vonesave të pagesave gjatë këtyre viteve kur po ndërtohej autostrada.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments