Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaSot përkujtohet ditëlindja e Pejgamberit Muhamed a.s

Sot përkujtohet ditëlindja e Pejgamberit Muhamed a.s


Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Ef.Rexhepi ka uruar besimtarët muslimanë ditëlindjen e Pejgamberit, Muhamedit a.s

Urimi i plotë:

Nga zemra dhe shpirti, të gjithë besimtarëve muslimanë në vend e më gjërë, si edhe të gjithë vëllezërve e motrave tona nga diaspora jonë e çmuar, ua uroj ditëlindjen e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s.

Ditëlindja e Pejgamberit, njeriut më të veçantë që ndonjëherë ka lindur në këtë botë, për ne të gjithë është një mundësi dhe rast i ri të përkujtojmë madhështinë e tij, besimin e paluhatur, dashurinë ndaj Islamit, ndaj njeriut, prindërve, familjarëve, miqve e fqinjëve, të përkujtojmë humanitetin e tij dhe gadishmërinë për t’ju ndihmuar të varfërve, bonjakëve e të sëmurve. Mënyra e jetesës së Muhamedit a.s. është dhe do të mbetet model se si duhet jetuar, është shembull që duhet ndjekur në vazhdimësi kurse misioni i tijë snik në përhapjen e urdhërave të Allahut dhe të Islamit janë dëshmia më madhështore e arsyes së ardhjes në këtë botë të njeriut që është vula e pejgamberisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments