Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSot në Ohër vendoset fati i Qeverisë së Zaevit, ja skenaret që...

Sot në Ohër vendoset fati i Qeverisë së Zaevit, ja skenaret që mund të ndodhin

Partia më e madhe në pushtet LSDM sot në Ohër do të mbledh Këshillin Qendror ku do të dikustohet për vendimet që do të pasojnë pas njoftimit se data për negociata me BE-në mund të ndahet gjatë muajve të vjeshtës.

Sipas burimeve për TV Shenja, tani më nga loja është përjashtuar opsioni i organizimit të zgjedhjeve të parakohshme. Kjo, për shkak se megjithatë, ndonëse jo në qershor, por brenda viti, Maqedonia e Veriut, do të merr datën për fillim të bisedimeve me BE-në.

Në kombinim vazhdojnë të mbeten disa opsione të tjera nga ata që ka paralajmëruar kreu i kësaj partie, e të cilat i përsëriti edhe pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në mbledhjen e së dielës mund të vendoset për rekonstruim të Qeverisë, por edhe për kthim të mandatit të vetë kryeministrit dhe zgjedhje të një Qeverie krejtësisht të re.

Gjithashtu e hapur mbeten edhe mundësitë që Zaev të rikandidojë për mandate të ri, ose në vend të tij të nominoj një kandidat tjetër nga po e njëjta parti.

Gjithashtu gjatë ditëve në vazhdim mund të vendoset që përgjegjësi të kërkohet edhe vetëm për zvarritjen e procesit integrues si dhe nga disa funksionar të caktuar të cilët nuk kanë dhënë rezultate të pritura në punën e tyre.

Rikonstruimi i Qeverisë i cili tanimë është mëse i sigurt nuk dihet vetëm nëse do të prekë një pjesë të ministrave apo të gjithë, si dhe nuk dihet nëse ndryshimet do të pasohen edhe nga partnerët e tjerë të koalicionit qeveritar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments