Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSonte para mesnatës do të mësojmë nëse bie ose jo qeveria

Sonte para mesnatës do të mësojmë nëse bie ose jo qeveria

Sot në ora 11:00 është caktuar seancë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila para mesnatës duhet të votojë për besimin e qeverisë së kryeministrit, Zoran Zaev.

Edhe përkundër paralajmërimeve se është arritur shumicë për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Zaevit, mbetet e paqartë se si do të rrjedh votimi, një gjë e tillë do të mësohet në mesnatë kur edhe duhet të deklarohen deputetët përmes votimit, nëse janë pro qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, apo janë kundër.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ata të partive opozitare shqiptare, kanë thënë se votëbesimi do të mbështetet më shumë se 61 deputetë.

Ndryshe, dje partia “Alternativa” konfirmoi se do të votojnë “pro” rrëzimit të Qeverisë, pasi fillimisht deputeti i tyre Skender Rexhepi, tha se nuk do të votojë, me arsyetimin se nuk dëshiron të jetë në një listëm me partinë “E Majta”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments