Sunday, June 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSimpatia ndaj Albin Kurtit në RMV s’luftohet me masa ndëshkuese, sapse ai...

Simpatia ndaj Albin Kurtit në RMV s’luftohet me masa ndëshkuese, sapse ai është në cdo shtëpi shqiptari

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Po t’i hedhësh një vështrim gjakftohtë reagimeve të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidentit, patisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, qarqeve politike ultra-djathtiste maqedonase por edhe partive politike shqiptare në pushtet (tentativave për ta relativizuar vizitën madhshtore të z.Kurit), fatkeqësishtë të krijohet ai mozaiku i dikurshëm antishqiptar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Sidomos të bënë përshtypje reagimi i Qeverisë Kovacevski. Po ta lexosh në mënyrë analitike, ti thua se është shkruar diku në Beograd.
Në këtë mënyrë krijohet përshtypja sikur kryeminisri i RMV ka frikë se po i prishet “miqësia” dhe “dashuria që e ka për sërbët”, por, gjithsesi s’i kuptoj shqiptarët tanë në qeveri, që pajtohen me cdo fjalë që e thotë Kovacevski. Më kujtohet se dikur, sa herë që ngjallej një shpresë tek shqiptarët e këtushëm me mbështetjen e poltikës nga Kosova, në Shkup nga qarqe të ndryshme maqedonase të politikës (pozitë-opozitë fillonin fushata etiketimesh, ofendimesh dhe akuzash ndaj shqiptarëve. Dhe kur e sheh këtë mozaik, s’ka se si të mos duket i trishë, që krijon percepcionin real se asgjë (apo shumë pak) s’ka ndryshuar në mendësinë e politikës maqedonase kundrejt shqiptarëve, pavarësisht se politika shqiptare dëshiron të tregojë “suksese” në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve(!!!). Këtu ka vetëm një dallim të vogël nga atëherë. Sot këtij mozaiku kundër kryeministrit Kurti (lexo shumicës së shqiptarëve të RMV), iu kanë bashkangjitur edhe partitë shqiptare në pushtet.
Dhe njeriu i rëndomtë kur i konstaton këto dallime ndërshqiptare, fatkeqësisht s’ka se si të mos i shkoj mendja edhe në ndasitë në Prishtinë, atje ku mediat kryesor dhe opozita e atjeshme, kanë jarani dhe miqësi pikërisht me partitë e këtushme shqiptare në qeveri. Dmth mozaiku është i shumë i qartë: opozita kosovare bashkë mediat kryesore që vazhdimisht kritikojnë në Prishtinë Albinin, këtë rol për pak castesh ia ka kaluar partive të këtushme shqiptare në pushtet, kuptohet të ndihmuar edhe nga partitë maqedonase në Shkup.
Ndërsa, kryeministrin Kovacevski që paralajmëroi masa kundër qytetarëve me ikonografi “të jashtligjshme”, bashkë me presidentit Stevo Pendarovski, duhet të përgjigjen në pyetjen publike: Nëse i kanë dënuar publikisht dhe ligjërisht, këto vitet e fundit, brohoritjet raciste-fashiste të grupin e tifozëve “Komiti”: “Vdekje shqiptarëve”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Vetëm shqiptari i vdekur është i mirë”… Sikur t’i kishit dënuar “Komitët” për ikonografinë antishqiptare dhe fushatën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, atëherë do të kishin patur kredibilitetin e nevojshëm dhe sidomos moral për të aplikuar ndonjë masë ndëshkimi, për atë sic e thonë: “prishësit e rendit” dhe “ikonografinë e jashtëligjshme”.
Sa për këtë reagimin në mënyrë të koordinuar të Qeverisë e Presidencës, kjo edhe më tepër do ta shtoj humbjen e besimit ndaj institucioneve në fjalë, të cilat deri tani janë sjellë me dy kute: Nënë për maqedonasit dhe njerkë për shqiptarët. Albinizmin, (simpatinë e shqiptarëve të këtushëm ndaj kryeministrit kosovar), nuk e luftoni dot me sjellje të këtilla emotive tradicionale, qofshin ato të mbështetura edhe nga Ali Ahmeti e BDI-ja. Dështimet për ta zgjidhur problemin me Bullgarinë, apo mosmiratimin e ndryshmeve kushtetuese, nuk mund ta mbuloj edhe fushata antiAlbin, e aq më pak masat e paralajmëruar ndaj shqiptarëve, për gjoja “ikonografi të jashtligjshme”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments