Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShumë e rëndë/ Djali e rreh keq nënën e tij, e godet...

Shumë e rëndë/ Djali e rreh keq nënën e tij, e godet me karrige dhe ia thyen të dy krahët

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 31-vjeçari nga Shkupi i dyshuar për veprën penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Mbrëmë në shtëpinë e familjes në rrugën “Debarca” në Shkup, i dyshuari ka lënduar rëndë nënën e tij 70-vjeçare, teksa ka ushtruar dhunë në familje me dashje. Fillimisht ka nisur një debat verbal, e më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me duar në fytyrë dhe trup. Ai ka vazhduar ta godasë me karrige, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, duke i thyer të dy krahët. Nga frika se mos sulmohej sërish, viktima është larguar nga shtëpia dhe ka raportuar ngjarjen më 24 qershor, kur i dyshuari është bërë sërish agresiv ndaj saj.

Prokurori publik ka vlerësuar se ekzistojnë rretha që tregojnë për mundësinë që i dyshuari të ikë apo ta përsërisë veprën penale, andaj i ka dorëzuar propozim për paraburgim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments