Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShtrenjtohet buka në Maqedoni

Shtrenjtohet buka në Maqedoni

Shtrenjtohet buka dhe brumërat. Mesatarisht, një bukë do të shtrenjtohet për rreth dy deri në tre denarë, thotë për Alsat Goran Malishiq, kryetar i grupit të industrisë së mullisëve dhe furrtarëve. Ky vendim për rritjen e çmimit arsyetohet me faktin se 40% është shtrenjtuar mielli që përdoret në industri. Këtë vit, të korrat e grurit nuk kanë qenë të mira, ndërsa rendimenti ka qenë katastrofik. Mullisët thonë se tani është e nevojshme të importohet grurë me cilësi më të mirë nga Serbia.

“Lëndët e para të papërpunuara për prodhimin e bukës dhe brumërave janë rritur, në vitin e fundit siç e dini është rritur edhe çmimi i naftës. Furrtarët përballen edhe me probleme të tjera, mungojnë punëtorë. Gjithnjë e më pak punëtorë dëshirojnë të punojnë në furrë dhe normalisht u janë rritur pagat. Kjo rritje nga industria e mullisëve dhe furrtarëve do të ishte nga 10 deri në 20 për qind për të mbuluar humbjet që i kemi – tha Goran Malishiq, kryetar i shoqatës së mullisëve dhe furrtarëve pranë LOM-së.

Nga Ministria e Bujqësisë thonë se nuk kanë qenë të informuar me kohë nga ana e industrisë së mullisëve dhe furrtarëve për rritjen e çmimit të bukës.

“Ne si ministri do ta monitorojmë situatën dhe nëse vjen deri tek rritja e madhe e çmimeve që do të ndikonte në rritjen e standardit të jetesës, ka mundësi të ndërhyjmë përmes Agjencisë së Rezervave të Mallrave, e cila në vazhdën e të korrave bëri një prokurim publik prej 13 mijë ton grurë”, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë.

Eksporti i miellit në Kosovë është rritur minimalisht, por kjo nuk është arsyeja kryesore për rritjen e çmimit të produktit final pohojnë nga shoqata e mullisëve dhe furrtarëve. Ky korrigjim i çmimit të bukës dhe brumërave vjen pas një pushimi prej më pak se dhjetë vjet. Pritjet janë që këtë rritje do ta ndjejnë më shumë familjet shumë-anëtarëshe të varfra që nga buxheti mujor familjar shpenzon më shumë para për furnizimin e bukës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments