Thursday, July 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShteti edhe një herë do të shpëtojë borxhlinjtë e rrymës

Shteti edhe një herë do të shpëtojë borxhlinjtë e rrymës

Edhe me buxhetin e ri, janë paraparë shlyerje të borxheve të rrymës për institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike. Madje u thurën lavde për ata drejtorë që kanë kursyer energji elektrike në këtë kohë të krizës, por që sigurisht borxhin do t’ua shlyej qeveria. Kryeministri tha se ka drejtorë të shkarkuar për mos efikasitet në menaxhim, por nuk përmendi emra, kurse ne nuk gjetëm ndonjë që ka dhënë përgjegjësi për shkak se kanë futur në borxhe institucionet që kanë udhëhequr. Kovaçevski për të justifikuar disa borxhlinj thotë se çmimi rrymës është dhjetëfishuar, në anën tjetër thotë se pagesat bëhen edhe për të mbajtur likuiditetin e kompanive që prodhojnë dhe shpërndajnë energji elektrike.

“Një numër i madh i institucioneve mund ti lavdëroj, një pjesë që nga arsye objektive nuk kanë mundur të ulin faturat, duke pasur parasysh se për të njëjtën rrymë çmimi është dhjetëfishuar dhe nuk mund të ulim çmimin, bëhet fjalë për institucione që punojnë 24/7 sikurse klinikat që duhet të punojnë pandërprerë. Qeveria me shpërndarjen e buxhetit siguroi pagesë edhe për atë energji elektrike të shpenzuar. Prandaj, vendosëm që edhe institucionet shëndetësore ti vëmë në furnizimi përmes EMV-shitjes”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

Në prezantimin e buxhetit prej 19 milion eurove të Ministrisë së Ekonomisë, 3,2 milion euro janë ndarë për efikasitet energjetik në mbështetje kompanive dhe qytetarëve. Për vitin e ardhshëm janë planifikuar 3.3 milionë euro për realizimin e investimeve në rrjetin e gazsjellësit përmes Sh. A.NER. Këto mjete, tha Ministri, janë të destinuara për realizimin e projekteve Inter-koneksion të Maqedonisë me Kosovën, Serbinë si dhe me Terminalin LNG Alexandropolis, Greqi. Bekteshi tha se nuk do lejojnë monopol të tregut për blerje të gazit nga vetëm një kompani, duke mos lejuar, ti shantazhojnë institucionet.

“Nga 1 janari për qytetarët do të arrijmë të kemi furnizim të gaz natyror dhe për institucionet dhe industrinë. Kompanitë tona janë ftuar të konkurrojnë në thirrjet publike transparente. Nuk mund të vazhdojmë 30 vjet të kemi vetëm një furnizues, i cili mund të na shantazhojnë si institucion. Kështu nuk ka do të ketë vetëm diversitet dhe ecim përpara në realizimin e synimeve të shteti për energjensat”, shtoi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vitin e ardhshëm në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë janë paraparë 1 milion euro, për Programin për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në fushën e mbështetjes së turizmit, ata kanë ndarë 385 mijë euro për Programin e Zhvillimit të Turizmit./Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments