Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriShqiptarit të vrarë i sekuestrohen 1 milion euro pas vdekjes

Shqiptarit të vrarë i sekuestrohen 1 milion euro pas vdekjes

Struktura “Forca e Ligjit” sekuestroi rreth 1 milion euro të dyshuara si të përfituara nga trafikimi i narkotikëve në Greqi.

Shuma e sekuestruar i përket Roland Shëmbitrasit të vrarë në Greqi në vitin 2017 për pazaret e drogës dhe të familjarëve të tij.

Njoftimi i Policise se Shtetit

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe llogarive bankare që dyshohet se rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas procedimit nr.443 të vitit 2017, Policia e Shtetit bazuar edhe në shkëmbimin e informacioneve me partnerët, referoi materialet e para në Prokurori për fillimin e procedimit pasuror për shtetasin R.Sh. Në vijim u regjistrua edhe procedimi pasuror me nr.8, i vitit 2018.

Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Hetimore Qendrore, u informua nga agjenci ligj zbatuese për veprimtarinë e kundërligjshme të shtetasit R.Sh. Bazuar në materialet e dërguara nga Policia e Shtetit, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive për llogari bankare të shtetasit të lartpërmendur dhe familjarëve të tij.

Kështu në gusht 2018 u bë ekzekutimi pranë një banke të nivelit të dytë, i vendimit për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve: K.Sh. R.Sh. V.Sh. dhe A.Sh., në vlerën 42.000.000 lekë. Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë, u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve:

• K.Sh. në shumën 17.033.337 lekë;
• B.Sh. në shumën 924.922 lekë;
• R.Sh. në shumën 51.444.350 lekë.

Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Gjatë periudhës Nëntor 2017 – Gusht 2018 janë kryer 14 goditje në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe ka nisur hetimi penal lidhur për asetet e paligjshme të tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments