Monday, March 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShqiptarët po bëhen gati të dridhin Maqedoninë me protesta

Shqiptarët po bëhen gati të dridhin Maqedoninë me protesta

Opozita shqiptare në Maqedoni po bëhet gati për protesta të mëdha. Paralajmërimet e para kanë ardhur nga përfaqësues të Lëvizjes Besa, parti e cila në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale garoi bashkë me Aleancën Shqiptare, në kuadër të koalicionit Aleanca me Besë, shkruan Gazeta Lajm.

Zyrtari i Lëvizjes Besa, Emad Mehmeti, ka aluduar se protestat mund të jenë përgjigje ndaj parregullsive dhe “vjedhjeve zgjedhore” në zgjedhjet lokale. “Nuk mundet dikush tjetër që me vjedhje e manipulime, aq më pak shteti e pushteti me deformim të zgjedhjeve, e as policia e mafia, të përcaktojnë fatin për komunat tona, prandaj është koha për…”, ka shkruar Mehmeti në facebook, duke mos përmendur fjalën protestë, por duke aluduar qartë me publikimin e fotografive nga protesta e madhe e 9 majit të vitit 2016.

Nga Aleanca për Shqiptarët nuk ka ndonjë paralajmërim më direkt për protesta, mirëpo edhe nga kjo parti janë shprehur që në ditën e par se zgjedhjet ishin përplot parregullsi, shkruan Gazeta Lajm. Edhe nga Lëvizja Besa edhe nga Aleanca për Shqiptarët, akuzat për parregullsi i kanë adresuar drejt LSDM-së dhe BDI-së, dy partive më të mëdha qeveritare. Ndërkohë edhe shumë analistë shqiptarë vlerësojnë se protestat mund të jenë përgjigje e vetme ndaj qeverisë, në rast se nuk respektohet vullneti i shqiptarëve që në këto zgjedhje ishte bindshëm në favor të opozitës, por që nuk u efektuua për shkak të mbështetjes që BDI mori nga votues maqedonas.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments