SHQIPJA DO TË PËRDORET ATY KU KA 20 PËR QIND SHQIPTARË
Ligji për Përdorimin e Gjuhëve që tashmë ka hyrë në fuqi ka qëllim avancimin dhe përdorimin më të gjërë zyrtar të gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në vend. Në nenin 1 të këtij ligji thuhet se gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e shtetit është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, ndërkaq gjuhë tjetër zyrtare është gjuha që e flasin më së paku 20 përqind e qytetarëve, respektivisht gjuha shqipe.