Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriShqipëria, një nga vendet më të lira europiane për të jetuar

Shqipëria, një nga vendet më të lira europiane për të jetuar

Shqipëria është një nga vendet më të bukura të Ballkanit, por jo vetëm. Natyra e saj mahnitëse dhe kushtet e përballueshme të jetesës, e kanë bërë Shqipërinë të preferuar për shumë të huaj. Kështu nis shkrimi për vendin tonë në “ShengenVisa”, duke renditur 6 vendet europiane më të lira për të jetuar. Sipas saj, kostot e vlerësuara të jetesës për një person të vetëm në Shqipëri janë afërsisht 420 dollarë në muaj, pa përfshirë qiranë.

Tirana konsiderohet një nga qytetet më të përballueshme ekonomikisht në Ballkan. Kryeqyteti është i njohur për baret, klubet dhe kafenetë, si dhe për muzetë dhe monumentet historike. Pas tij, vjen Durrësi, qyteti i dytë më i madh pas kryeqytetit. Është destinacioni më i madh detar në Shqipëri, teksa është cilësuar një parajsë e udhëtarëve.

Ndërsa Saranda, e njohur si perla e jugut, është një nga qytetet më të populluara në vend. Sipas “ShengenVisa”, ka plazhe të mrekullueshme dhe një pamje mahnitëse. Dhe sipas standardeve evropiane, është jashtëzakonisht e lirë dhe një nga vendet më të bukura ku mund të jetohet.

Në vend të katërt është Vlora, “një nga vendet më mahnitëse për të jetuar. Është gjithashtu shumë e përballueshme. Me 300 USD në muaj, ju mund të gjeni një vend të mirë me qira dhe të jeni pranë plazheve qiellore dhe mrekullive natyrore të Vlorës”, thuhet në “ShengenVisa”.

Një tjetër vend evropian i lirë për të jetuar është Rumania. Ky vend njihet për njerëzit miqësorë, ushqimin e lirë, për kushtet e jetesës dhe për bukuritë e tij. Kostot e vlerësuara të jetesës për një person beqar në Rumani janë 499 dollarë në muaj, pa përfshirë qiranë.

Po kështu edhe Bullgaria, ku sipas “ShengenVisa” gjeni diçka që i përshtatet nevojave dhe buxhetit tuaj. Kostot e parashikuara të jetesës për një person të vetëm në Bullgari janë rreth 506 USD/muaj, duke përjashtuar qiranë.

Tri vendet e tjera të përfshirë në listën e “Shengenvisa” ku mund të jetohet më lirë për vitin 2023, janë Republika Çeke, Polonia dhe Sllovenia.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments