Monday, February 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeMaqedoniShpallet konkursi për bursa për nxënësit e shkollave të mesme

Shpallet konkursi për bursa për nxënësit e shkollave të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot i publikoi konkurset për ndarjen e bursave për nxënësit në shkollat e mesme private dhe publike në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018. Bëhet fjalë për katër kategori të bursave në vlera të ndryshme të cilat do t’ju ndahen nëntë muaj gjatë vitit shkollor. Njëqind e pesëdhjetë bursa në vlerë prej 2.970 denarë në muaj MASH në vitin shkollor 2017/2018 do t’ua ndajë nxënësve-sportistëve të talentuar. Pesëdhjetë bursa në vlerë prej 2.970 denarë në muaj dedikohen për nxënësit e talentuar. MASH-i do të ndajë edhe 400 bursa për mbështetje sociale të nxënësve nga shkollat e mesme në vlerë prej 2.200 denarë në muaj, si dhe 50 bursa për nxënësit me nevoja të veçanta në vlerë prej 2.750 denarë. Në konkurset e publikuara në portalin e internetit http://konkursi.mon.gov.mk theksohen kushtet e nevojshme dhe është vendosur fletëparaqitja elektronike e cila duhet të plotësohet. Konkursi është i hapur prej sot dhe do të zgjasë deri më 5 nëntor të vitit 2017, përveç për kandidatët të cilët aplikojnë për bursa për nxënësit me nevoja të veçanta.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments