Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShofer, kujdesuni në rrugën Strugë-Dibër, ja pse

Shofer, kujdesuni në rrugën Strugë-Dibër, ja pse

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa. Prej dje, 15 nëntor, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjas deri më 15 mars të vitit 2018.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Ilinden SHA Strugë njofton se në pajtim me Miratimin për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit, në rrugën magjistrale A2, rruga Kërçovë-Ohër (Presekë – Pesoçan) në dy pika të kësaj lëvizje, nga 2+397km deri në 3+910km dhe nga 7+060k deri 11+498km nga e mërkura 20.09.2017 vendoset ndryshim i përkohshëm i komunikacionit me devijime (kalim nga njëra korsi në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim adekuat rrugor. Ndryshimi do të zgjasë deri në përfundimin e punëve ndërtimore.

Ilinden SH.A. Struga njofton se do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A2, aksi Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçani). Regjimi i komunikacionit është paraparë me devijime, gjegjësisht kalim nga njëra në korsinë tjetër, në gjatësi prej 2,5 km. Ndryshimi ka filluar nga 02.06.2017 nga ora 15:00, ndërsa do të zgjasë deri në ndërtimin e autostradës A2, pjesa Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçan).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments