Thursday, July 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëShkolla fillore komunale Ashim Agushi –Ladorisht në bashkëpunim me shkollat fillore periferike...

Shkolla fillore komunale Ashim Agushi –Ladorisht në bashkëpunim me shkollat fillore periferike të fshatrave Frengovë dhe Zagraçan, CFDK-Strugë si dhe grupi i fëmijëve të kursit LuzzArtgalery organizuan ekspozitë me temën “Të gjithë fëmijët janë artistë (FOTO)

Shkolla fillore komunale Ashim Agushi –Ladorisht në bashkepunim me shkollat fillore periferike të fshatrave Frengovë dhe Zagraçan, CFDK-Strugë si dhe grupi i fëmijëve të kursit LuzzArtgalery në 20.06.2024 organizuan ekspozitë me temën “Të gjithë fëmijët janë artistë” në Qendrën kulturore Vëllezerit Milladinov në Strugë.
Në ekspozitë u prezantuan 100 punime prej të cilave vizatime, piktuara, relieve dhe maketa të realizuara nga 46 fëmijë.
Ideatorja e ekspozitës Luze Mustafa në hapjen e ekspozitës falenderoj drejtorin e SHFK Ashim Agushi- Shefi Cenka, Drejtoreshën e Qendrës Kulturore Nikolina Velkoska Gligoroska, drejtorin e CFDK-STRUGË: Burim Memeti, Këndin Amerikan, bashkpuntorët Kanarina Azizi, Fiolla Dauti, prindërit dhe theksoi se qëllimi i kësaj ekspozite është që tu jepet mundësi fëmijëve të shprehin talentin e tyre,idet, emocionet, imagjinatën ,të shohin piktuarat e fëmijëve të tjerë dhe të ndajnë eksperiencat e tyre.
Drejtori i shkollës Shefi Cenka falenderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen, përgëzoj arsimtarët dhe fëmijët për punimet e bukura si dhe theksoj se gjithmon është përkrahës dhe në aktivitet e rradhës do të përfshihen edhe nxënës nga shkolla të tjera.
Drejtoresha e Qendrës Kulturore Nikolina Velkoska Gligoroska në fjalën e saj përgëzoi organizatorët dhe pjesmarrësit në ekspozit dhe shprehu se Qendra Kutlurore në Strugë është gjithmon e hapur për aktivitete të tilla edhe në të ardhmen.
Në fund Drejtorët shperndan Çertifikta për pjesmarrësit në ekspozit duke Ju uruar shumë suksese të arshmen!


Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments