Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli është tronditur nga një tërmet, që mendohet të ketë një madhësi 5.7.
Dëshmitarët kanë përshkruar dridhje të mëdha ndërsa tërmeti ra rreth orës 02:00 në kohën lokale, transmeton Gazeta Express
Shkollat u evakuuan
Lëkundjet janë ndjerë të forta në disa qytete dhe kjo ka shkaktuar panik te banorët. Shumë njerëz u dyndën menjëherë në rrugë dhe sheshe nga frika e shembjeve të godinave.
Deri tani nuk raportohet për ndonjë të vdekur apo lënduar.