Sunday, July 12, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBDI-Strugë: "Komuna e Strugës dhe operatori privat të bëjnë punën e tyre,...

BDI-Strugë: “Komuna e Strugës dhe operatori privat të bëjnë punën e tyre, ashtu siç e parasheh ligji dhe të mos flejnë!”

REAGIM 🚨

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë: “Komuna e Strugës dhe operatori privat të bëjnë punën e tyre, ashtu siç e parasheh ligji dhe të mos flejnë!”

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Strugë shpreh keqardhje që Komuna e Strugës dhe operatori privat, në vend që t’u përgjigjen shqetësimeve legjitime të ngritura për sigurinë e qytetarëve, kanë zgjedhur t’i interpretojnë ato në mënyrë të pasaktë dhe të devijojnë vëmendjen nga thelbi i problemit. Reagimi i tyre nuk ofron përgjigje për çështjen e ngritur, por përpiqet ta zhvendosë debatin nga përgjegjësia institucionale te një aktivitet simbolik qytetar.
Aktiviteti i Forumit Rinor të BDI-së nuk kishte për qëllim ndërhyrjen në instalimet elektrike, por sensibilizimin e opinionit publik dhe institucioneve për një problem real që lidhet me sigurinë publike. Paraqitja e këtij aktiviteti si rrezik për qytetarët është një përpjekje për të relativizuar problemin dhe për të shmangur përgjegjësinë institucionale.
Në vend të deklaratave dhe kërcënimeve, Komuna e Strugës dhe operatori privat duhet të përqendrohen në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore dhe institucionale. Qytetarët presin veprime konkrete, mirëmbajtje të vazhdueshme të infrastrukturës publike dhe garanci se siguria e tyre trajtohet me seriozitet.
Dega e BDI-së vlerëson se ngritja e vetëdijes qytetare për çështje që prekin interesin publik është përgjegjësi e çdo shoqërie demokratike. Përpjekjet për ta etiketuar një aktivitet simbolik si të rrezikshëm nuk e zgjidhin problemin dhe nuk e fshehin mungesën e reagimit ndaj shqetësimeve të qytetarëve.
Forumi Rinor i BDI-së do të vazhdojë aktivitetet e tij edhe në të ardhmen, gjithmonë në funksion të interesit publik dhe ndërgjegjësimit qytetar. Si Degë e BDI-së, do të mbështesim çdo iniciativë që synon vendosjen e standardeve të reja në politikëbërje, forcimin e përgjegjësisë institucionale dhe ngritjen e vetëdijes qytetare, sepse besojmë se vetëm përmes angazhimit dhe llogaridhënies ndërtohet një shoqëri më e sigurt dhe më e përgjegjshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!