Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiShifra tronditëse në Maqedoni: Ja sa mijëra njerëz vuajnë nga sëmundjet në...

Shifra tronditëse në Maqedoni: Ja sa mijëra njerëz vuajnë nga sëmundjet në mushkëri

Në Republikën e Maqedonisë 147.000 njerëz vuajnë nga sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive (SKOM), transmeton Express.
Nën moton “Fytyrat e shumta të SKOM”, nesër do të shënohet Dita Botërore e SKOM, ndërsa qëllimi është ngritja e vetëdijes, informimi i publikut për manifestimet, pasojat e mundshme dhe mundësitë parandaluese dhe terapeutike, me ç’rast do të mundësohej diagnostifikim në kohë dhe përmirësim i kujdesit për pacientët.

Të dhënat për të sëmurët që trajtohen në ambulanca dhe të hospitalizuar me SKOM në Klinikën për Pulmologji dhe Alergji tregojnë trend rritës në katër vitet e fundit (në vitin 2014 – 3.195 pacientë në ambulancë dhe 523 të hospitalizuar, 2015 – 3.737 në ambulancë dhe 586 të hospitalizuar, 2016 – 4.320 në ambulancë dhe 610 të hospitalizuar, 2017 – 3.587 në ambulancë (20 për qind prej të gjitha ekzaminimeve) dhe 654 hospitalizime (që përfaqësojnë 42 për qind të të gjithë pacientëve të hospitalizuar).

Sipas të dhënave OBSH-s, 328 milionë njerëz vuajnë nga SKOM, që paraqet 5-10 për qind të popullsisë botërore, edhe atë 168 milionë burra dhe 160 milionë gra. Sipas hulumtimeve të fundit, rreth tre milionë njerëz vdesin çdo vit nga SKOM. Përqindja më e madhe e tyre (më shumë se 90 përqind) ndodhin në vende më pak të zhvilluara dhe të mesme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments