Situata paraqitet mjaft e rënduar në Novoselë. Prurjet e lumit Vjosë vijojnë të jenë mjaft të mëdha, ndërsa banesat janë nën ujë gati 2 metra.
Në Delvinë është shembur një urë që të lidh me fshatin Vanë. Mësohet se një shofer i një furgoni me pasagjerë ka rrezikuar jetën, pasi nuk e kuptoi që ura ishte dëmtuar. Deri tani janë evakuar 36 familje në fshatin Fermë dhe Fitore, ndërsa në ndihmë të banorëve janë angazhuar edhe forca të ushtrisë.
Hyrja drejt fshatrave është bllokuar totalisht. Shtabi i emergjencave konfirmon se situata mbetet kritike për shkak të sasisë së lartë të prurjeve.
https://youtu.be/6ki215SXO-E