Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëShefqet Pollozhani nga Struga, stomatologu i parë shqiptar dhe kryetari i parë...

Shefqet Pollozhani nga Struga, stomatologu i parë shqiptar dhe kryetari i parë i SHKA “Migjeni”-Strugë

Kujtojmë personalitetet strugane…

Dr Shefqet Pollozhani
(02.03.1940 – 11.06.2017)

Dr.Shefqet Pollozhani, ishte stomatologu i parë shqiptar i diplomuar në Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup në vitin 1963. Pas mbarimit të studimeve iu përkushtua profesionit dhe më pas specializoi protetikën për ti shërbyer pacientëve deri në vitin 2014, kur pësoi hemoragji-sulm në tru, duke iu përkushtuar mijëra pacientëve fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Strugës dhe më vonë në ordinancën e tij private.
Dr. Shefqet Pollozhani, nuk ishte vetëm mjek-stomatolog, por ishte vazhdimisht në vijën e parë bashkë me intelektual të tjerë për përmirësimin dhe avansimin e pozitës së shqiptarëve në Strugë e gjetiu.
Ishte ndër themeluesit dhe kryetar i parë i SHKA “Migjeni” nga Struga, dhe shume shoqatave intelektuale shqiptare, ku gëzonte autoritet dhe respekt nga të gjithë.

Dr.Shefqetin, Struga do ta kujtoj dhe do ta ruaj kujtimin për te në piedestalin e intelektualëve dhe veprimtarëve të mëdhenj, si pjesë e bërthamave atdhedashëse dhe arsimdashëse që nisën dhe ecën proceset e rëndësishme.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments