Tuesday, May 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaSHBA zgjeron listën e “vendeve me rrezik të lartë” për shkak të...

SHBA zgjeron listën e “vendeve me rrezik të lartë” për shkak të COVID-19

Departamenti amerikan i Shtetit, në listën e “vendeve me rrezik të lartë” ku rriten rastet e COVID-19 dhe për të cilat rekomandohet “shmangia e të gjitha udhëtimeve” shtoi 8 vende, përfshirë Izraelin dhe Francën.

Departamenti amerikan i Shtetit, përditësoi paralajmërimin e tij për udhëtim në vendet ku janë rritur rastet e COVID-19. Në listën e “vendeve me rrezik të lartë” për të cilat rekomandohet “shmangia e të gjitha udhëtimeve” u përfshinë, Aruba, Eswatini, Franca, Polinezia Franceze, Islanda, Izraeli, Laosi dhe Tajlanda.

Në kuadrin e kufizimeve të udhëtimit që SHBA-ja ka vendosur për luftën me COVID-19, vazhdon ndalesa e hyrjes në vend për personat jo shtetas të SHBA-së që kanë vizituar në 14 ditët e fundit Kinën, zonën Shengen, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Indinë.

Ndërsa nga të gjithë udhëtarët që udhëtojnë në SHBA, u kërkohet që të tregojnë testin negativ të COVID-19 të kryer brenda 72 orëve të fundit pa marrë parasysh situatën e tyre të vaksinimit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments