Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSHBA-të po kthehen në Maqedoni, ja pse

SHBA-të po kthehen në Maqedoni, ja pse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës një kohë të gjatë kishin humbur interesin dhe fokusin në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit në përgjithësi, njofton agjencia e lajmeve INA. Kjo thuhet edhe në raportin e Këshillit Atlantik, ku theksohet se Ballkani Perëndimor duhet të ishte zgjidhur si problem deri tani dhe se Shtetet e Bashkuara e kanë ndjekur situatën kryesisht nga larg. Edhe pse ndonjëherë, diplomatët amerikanë kanë luajtur një rol kyç, por prap raporti vëren se rajoni u rrëzua nga agjenda politike amerikane. Me rritjen e influencës ruse dhe rënien e regjimit të kaluar Uashingtoni zyrtarë sikur po kthehet në Maqedoni. Ish ambasadori Blagoj Zashov thotë se fakti është se Shtetet e Bashkuara kanë orientuar veten drejt pikave tjera strategjike që ishin më të rëndësishme për ta dhe e lanë BE-në në Ballkanin Perëndimor. “Tani mendoj se situata është ndryshe dhe unë kam përshtypjen se Shtetet e Bashkuara po kthehen në Ballkan”, tha Zashov.

Sipas profesorit Bekim Kadriu nga Fakulteti Juridik në Universitetin e Tetovës në periudhën e fundit, Shtetet e Bashkuara ndjenin ndikimin e madh që Rusia mund të ketë në Ballkan, prandaj tani kthejnë vëmendjen këtu. “Mendoj se ishte një pikë kthese kur vendosën të kishin një rol më aktiv. Në përgjithësi në aspektin e demokratizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë. Përmes procesit të demokratizimit të këtyre vendeve, si dhe përmes procesit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dypalëshe që ekzistojnë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë dhe Greqinë në mosmarrëveshjen dypalëshe. Pra, nëpërmjet këtyre mosmarrëveshjeve, Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të kenë një ndikim më të madh në Ballkan, duke parandaluar kështu praninë e mëtejshme të Rusisë në rajon”, tha Kadriu. Se Shtetet e Bashkuara kthehen në lojë flasin edhe një seri takimesh në periudhën e kaluar dhe deklaratat e zyrtarëve amerikanë. Nënpresidenti i SHBA Mike Pens në një takim të vendeve të Kartës së Adriatikut në Malin e Zi dhe pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev deklaroi se Maqedonia mund të llogarisë mbi mbështetjen e SHBA dhe të shprehë mbështetjen për politikat e Qeverisë dhe angazhimet e saj për anëtarësimin në NATO. “Pozita e Presidentit të SHBA Donald Trump është se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë prapa Republikës së Maqedonisë dhe prapa rajonit në angazhimet e saj për integrimin në NATO,” tha nënprësidenti Pens. Sekretari i Shtetit i SH.B.A. Rex Tilerson u takua me Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov pak ditë më parë. Tilerson theksoi se Maqedonia është në rrugë të mbarë për të qenë një sukses dhe një shembull për rajonin. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luajnë një rol pozitiv për stabilitetin dhe përparimin e rajonit dhe të kërkojnë mënyra për të ndihmuar. Tilerson gjithashtu mbështeti axhendën e reformave duke i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që të këmbëngulë në zbatimin e saj. Kjo u konfirmua edhe nga ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Bailey, i cili tha se takimi ishte një shenjë e forcimit të lidhjeve dhe angazhimit të Shteteve të Bashkuara ndaj miqve dhe aleatëve të saj në Evropë. Në maj 2008, Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan Deklaratën mbi Partneritetin Strategjik. Marrëveshja thekson se Shtetet e Bashkuara garantojnë sigurinë e Maqedonisë dhe se të dy vendet janë të angazhuara të forcojnë marrëdhëniet e tyre strategjike duke 12/10/2017 SHBA-të po kthehen në Maqedoni – intensifikuar bashkëpunimin në fushat e sigurisë, marrëdhënieve të qytetarëve dhe tregtisë. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!