Temperatura në Maqedoni sot luhatet nga 10 deri në 19 gradë, sipas matjeve më të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike. Më e nxehta këtë paradite është në Kavadar, ku në orën 11 u matën 19 gradë, ndërsa temperaturat më të ulëta u regjistruan në Popova Shapka dhe në Radovish, me nga 10 gradë.
Në Shkup, sipas matjeve të Entit Meteorologjik, temperatura në orën 11 ishte 16 gradë.
Kushtet e motit në ditët e ardhshme do të jenë të ndryshueshme për shkak të ndikimit të një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme. Nesër, veçanërisht në orët e pasdites dhe gjatë natës, priten reshje lokale shiu, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima.
Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull mëngjesore, paralajmërojnë meteorologët.
Shi lokal i përkohshëm pritet edhe të premten në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e moderuar deri e fortë nga veri.
Të shtunën moti do të jetë i qëndrueshëm, por nga e diela pritet ndryshim i kushteve të motit. Do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me re dhe më i freskët, me reshje lokale shiu herë pas here edhe gjatë ditëve të ardhshme.














