Friday, December 2, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeKosovëSHBA përmbysi Sllobodan Millosheviqin

SHBA përmbysi Sllobodan Millosheviqin

Gazetari dhe shkrimtari amerikan, Wayne Madsen, ka deklaruar se SHBA-të, deri më tani kanë organizuar 64 revolucione dhe kryengritje “me ngjyrë”, duke përfshirë edhe përmbysjen e Sllobodan Millosheviqit.

“Sekretari i shtetit, John Kerry, thotë se SHBA-të nuk kanë mbështetur një numër të revolucioneve në botë. Ndoshta duhet dërguar paketën me 64 lloje shkumësash me ngjyrë, për t’i rikujtuar se të paktën aq është numri i planifikuar nga SHBA-të, që prej revolucionit të 5 tetorit në Beograd”, ka deklaruar Madsen.
Ai vuri në dukje se sekretari i tanishëm i Shtetit, i cili mori pjesë në punimet e Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë , është ai që më së miri e di organizimin e politikës amerikane, në inkurajimin dhe mbështetjen e lëvizjeve “me ngjyrë”.
“Sidomos pasi John Kerry ishte edhe kryetar i këtij komiteti, dhe kishte drejtuar shumë diskutime që ishin dedikuar për të përmbysur qeverinë ‘Sandinista’ në Nikaragua. Është interesante se në atë kohë Kerry kishte kundërshtuar ashpër mbështetësit e organizimit të një grushti shteti, por ai përfundimisht u bë mbështetës dhe lobist i një aktiviteti të tillë”, thotë Madsen.
Ky publicist ka shkruar edhe një listë të shteteve në të cilat grusht-shtete, sipas tij, ka pasur dorë edhe Washingtoni.
Këto janë: “Revolucioni Rozë” në Gjeorgji, “Revolucioni portokalli” në Ukrainë, revolucionet në Liban, në Palestinë, Kirgizi, Jugosllavi, Kuvajt, Libi, Burma, Tibet, Iran dhe vende tjera.
“Në plan kanë qenë edhe ‘revolucionet’ në Moldavi, Mongoli, Uzbekistan, Ekuador, Bolivi dhe Bjellorusi”, ka shtuar Madsen.
Madsen ka vënë në dukje se edhe Kina “nuk është imune” ndaj revolucioneve “me ngjyrë” të Amerikës.
“Pekini për herë të parë është testuar nëse është në gjendje të ‘mbrohet’ nga protestat në Tibet, si dhe ato në Hong Kong”, ka thënë ndër tjerash Madsen.
Wayne Madsen është një gazetar hulumtues, autor dhe kolumnist i specializuar për çështje ndërkombëtare. Ai shpesh vlerësohet edhe si një teoricien konspirativ.
Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments