Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiSëmundja që nuk mund të shërohet

Sëmundja që nuk mund të shërohet

Edhe pse dihet botërisht që klori i përdorur në pishina eliminon bakteret, viruset dhe mikrobet të tjera, për fat të keq ka patogjene shumë agresive që mund të rezultojnë të jenë një kërcënim i vërtetë shëndetësor.
Madje së fundmi një studim shqetësues që është kryer në Shtetet e Bashkuara ka treguar se shumica e njerëzve nuk i ndjekin këto rregulla. Një i rritur në katër shkon në pishinë edhe pasi ka patur një rast akut të diarresë.

Kurse gjysma e të intervistuarve pranojnë se kurrë, ose pothuajse kurrë nuk bëjnë dush para notit, ndërsa tre të rritur nga pesë pohojnë se kanë gëlltitur ujë, ndërsa ishin në pishinë.

Sakaq situata aktuale në Shtetet e Bashkuara tregon se mos ndjekja e këtyre rregullave mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme. Për shembull, higjiena e dobët mund të sjellë një sëmundje që nuk ka kurë të quajtur cryptosporidiosis. Këto parazite transmetohen nga personi në person në ujin e pishinës.

E nëse ju aksidentalisht pini ujin dhe keni një sistem imun të dobët, ju e ekspozoni veten ndaj rrezikut të marrjes së kësaj sëmundjeje. Personat e infektuar kanë këto simptoma: diarre, humbje e oreksit, dhimbje stomaku, ethe dhe humbje peshe, këto mund të zgjasin rreth dy javë. Në disa raste është e mundur të kontraktohet sëmundja pa paraqitur ndonjë simptomë, megjithatë është e rëndësishme që të ndiqni rregullat e duhura të higjienës për të shmangur atë, sepse deri më sot nuk ka shërim.

Mjekët thonë se këto parazitë janë shumë rezistent dhe mund të mbijetojnë për shumë ditë në ujë me klor. Por për fat të keq, këto nuk janë kërcënimi i vetëm për notarët. Llojet e tjera të mikrobeve që mund të jenë derdhur në ujë janë për shembull, hepatiti A, Escherechia Coli (E. Coli) dhe ethet tifoide të shkaktuara nga bakteret Salmonella.
Kujdes!!! Femrat gjithashtu duhet t’i kushtojnë vëmendje mykozave vaginale dhe infeksioneve të fshikëzës. Për të shmangur këto probleme, mos harroni të lani ose të ndryshoni kostumin pas notit në pishinë dhe mos e mbani për një kohë të gjatë kur është i lagësht.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!