Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela për VOA: Ka plan për ndërprerjen e regjistrimit në Maqedoninë e...

Sela për VOA: Ka plan për ndërprerjen e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka paralajmëruar për rrezikun e ndërprerjes së regjistrimit.

Ai këto komente i ka bërë nja Nju Jorku ku ndodhet aktualisht, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai tha se marrëveshjeve mes Zaevit dhe Mickoskit, kundër regjistrimit, fuqinë politike ua jep kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Unë shpresoj që të jemi gabim në konstatimin tonë dhe në paralajmërimin se ky proces jo që është shtyrë, por përfundimisht po punohet që të ndërpritet si i till, si proces. Nga ana tjetër regjistrimi i popullsisë ka marrë dimenzionin e një kauze në Maqedoninë e Veriut duke marrë parasyshë që ka mbi 20 vite që nuk kemi aspak rregjistrim të popullsisë.

Fatkeqësisht kjo erdhi si rrezultat i një takimi ndërmjet krerëve të subjekteve politike maqedonse, të zotit Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, të cilin unë e pata vlerësuar aso kohe si kryetarë partie, si një takim ndërmjet kryetarësh të partive politike maqedonase që s’do të duhej të prodhonte asnjë efekt politik.

Fatkeqësisht në këtë konstatim timin unë gabova, sepse zoti Ahmeti ja dha fuqinë politike këtij takimi dhe efekti i parë politik i prodhuar nga ky takim ishte ndërprerja ose shtyerja e regjistrimit, nën pretekstin e gjoja situatës me korona virusin që s’ka të bëjë fare me të vërtetën.

Mos të harrojmë që përpara këtij momenti ishte një aksion politik i opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE-së dhe të majtës që mblodhën edhe nënshkrime në mënyrë që të anulohet regjistrimi i popullatës”, ka thënë Sela për Zërin e Amerikës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments